12 SEKTORË. NJË EVENT VJETOR. NJË PLATFORMË PËR BASHKËPUNIME
UPCOMING EVENT

12 SEKTORË. NJË EVENT VJETOR. NJË PLATFORMË PËR BASHKËPUNIME

29 SEPTEMBER 2026
EMERALD HOTEL , Kosovo

EVENTI VJETOR MULTISEKTORAL I BIZNESIT

TIM Ministry of Trade Turkey
12 SEKTORË. NJË EVENT VJETOR. NJË PLATFORMË PËR BASHKËPUNIME
Introduction

Një kapitull i ri në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Kosovës!


Për herë të parë në Kosovë, TİM – Asambleja e Eksportuesve të Turqisë organizon një mision tregtar shumësektorial, duke sjellë në një platformë të vetme kompani prodhuese dhe eksportuese nga një gamë e gjerë industrishe dhe sektorësh. Një mundësi konkrete për bizneset për të krijuar partneritete të reja, për të zgjeruar rrjetin e tyre dhe për të zhvilluar bashkëpunime afatgjata.

TİM – Asambleja e Eksportuesve të Turqisë ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në këtë Event unik vjetor multisektoeral dhe platformen e takimeve B2B!


Ky mision organizohet nga Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TİM), një nga institucionet kryesore që përfaqëson eksportuesit turq dhe promovon bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet kompanive turke dhe partnerëve të tyre në mbarë botën.


Turqia përfaqëson një nga ekonomitë industriale më dinamike në rajon, me një bazë të fuqishme prodhimi, kapacitete të avancuara eksporti dhe eksperiencë të gjerë në tregjet ndërkombëtare. Ky mision tregtar shumësektorial sjell në Kosovë kompani prodhuese dhe eksportuese nga industri të ndryshme, të njohura për cilësinë, inovacionin, fleksibilitetin dhe aftësinë për t'iu përgjigjur kërkesave të tregjeve globale.


Ju ftojmë të merrni pjesë më 29 Shtator 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Emerald Hotel, Prishtinë – Beethoven Ballroom, ku do të zhvillohen takime bilaterale (B2B) ndërmjet kompanive turke pjesë e delegacionit dhe bizneseve nga Kosova.

Event Details
                                                                                 Qëllimi, Mundësitë dhe Përfitimet

🤝 Një mundësi konkrete për bizneset e Kosovës dhe Turqisë për të krijuar partneritete të reja dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë kyç.

💼 Takime të drejtpërdrejta (B2B) me kompani nga Turqia që operojnë në fusha të ngjashme me tuajat – një hap më afër bashkëpunimeve të suksesshme dhe zgjerimit të rrjetit tuaj të biznesit. 

🔍 Njohje me tregjet dhe risitë, qasje në teknologji dhe produkte të reja, si dhe mundësi për të eksploruar modele të reja bashkëpunimi. 

🌐 Pjesëmarrja në një event zyrtar ndërkombëtar rrit profilin dhe besueshmërinë e kompanisë suaj, duke ju vendosur përballë partnerëve potencialë nga jashtë me më shumë profesionalizëm dhe ndikim.

                                                                                  12 Sektorë në këtë delegacion              

1.  Industria Ushqimore

2.  Shëndetësi, Farmaci & Produkte Mjekësore 

3. Personal & Produkte Shtëpiake 

4. Bujqësi & Agrokulture

5.  Sektori Mobilerise

6. Këpucë, Tekstile, Veshje 

7. Ndërtim, Infrastrukturë & Materiale

8. Inxhinieria elektrike

9. Inxhinieria Mekanike dhe impiante trajtimi

10. PVC dhe Alumini

11. Prodhim Industrial & Teknologji

12. Industria Automotive 

          

  

🔟 Përfitimet Kryesore për Biznesin Tuaj

  1. Lidheni me prodhues dhe eksportues turq për të zgjeruar rrjetin tuaj të partnerëve dhe furnitorëve të besueshëm.
  2. Përfitoni nga produkte konkurruese dhe me cilësi të lartë, duke optimizuar kostot dhe rritur efikasitetin e biznesit tuaj.
  3. Krijoni partneritete strategjike dhe mundësi bashkëpunimi afatgjatë me kompani të njohura turke.
  4. Zbuloni produkte, teknologji dhe zgjidhje inovative që mund të përmirësojnë ofertën dhe konkurrueshmërinë e kompanisë suaj.
  5. Zgjeroni mundësitë e biznesit në tregje të reja, përmes bashkëpunimit me kompani që operojnë në tregjet ndërkombëtare.
  6. Takoni partnerë potencialë në një format të organizuar B2B, me takime të planifikuara sipas interesave dhe sektorit tuaj.
  7. Shkëmbeni njohuri dhe eksperienca mbi praktikat më të mira, teknologjitë moderne dhe zhvillimet më të fundit të industrisë.
  8. Diversifikoni rrjetin tuaj të furnizimit, duke krijuar alternativa të reja për produkte, shërbime dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
  9. Merrni informacion mbi mundësitë e tregtisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit ndërkufitar, të prezantuara nga organizatorët dhe kompanitë pjesëmarrëse.
  10. Forconi pozicionin konkurrues të kompanisë suaj, duke krijuar lidhje të reja biznesi dhe duke identifikuar mundësi konkrete për rritje dhe zhvillim.

Participant/Delegate Companies

ENTERI L.L.C.

Contact: Alban Zabeli

Email: info@enteri.biz

The British School of Kosova

Contact: Lulzim Tytynxhiu

Email: lulzimt@hotmail.com

');">

Event Organizers

Organized by the following institutions

TIM

TIM

Ministry of Trade Turkey

Ministry of Trade Turkey

Rreth Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TİM)
Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TİM) është organizata më e madhe që përfaqëson eksportuesit turq, duke bashkuar 61 shoqata eksportuesish nga 27 sektorë ekonomikë dhe mbi 150,000 kompani eksportuese. E themeluar në vitin 1937, TİM vepron në koordinim me Ministrinë e Tregtisë së Turqisë, me mision promovimin e eksporteve turke, zgjerimin në tregje të reja dhe rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive turke në nivel ndërkombëtar.
Përmes iniciativave si TİM Academy, İnovaLİG dhe Turkey Innovation Week, TİM mbështet inovacionin, transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit.
Në kuadër të Misionit Tregtar Turqi–Kosovë, TİM organizon takime bilaterale (B2B) ndërmjet kompanive turke dhe bizneseve kosovare, duke krijuar mundësi konkrete për partneritete të reja, bashkëpunim afatgjatë dhe zgjerim të marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy vendeve.



 

Register for This Event

Complete your registration to join this event. Registrations will be sent to: kosova@kulmtradenetwork.org